Edi Rama lajmëron se rrugët në zonën turistike të Ishmit janë të gjitha të përfunduara, duke plotësuar të gjithë infrastrukturën rrugore në këtë zonë. Nëpërmjet një statusi në facebook, Edi Rama uroj një ditë të mbarë me aksin e fundit që po asfaltohet në këtë zonë, duke bërë kështu siç thotë Kryeministri, që të gjitha akset e kësaj zone të jenë të asfaltuara.
Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje të rrugës së re Lalëz-Biz-Drac-Kepi i Rodonit që është pranë përfundimit duke plotësuar të gjithë infrastrukturën rrugore të zonës turistike të Ishmit në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë ?”