Kryeministri Edi Rama ka postuar pak minuta më parë në rrjetet sociale një fjalë të urtë të Aristotelit, filozofit të antikitetit helen.
Shprehja e postuar nga Rama ka të bëjë me “kontrollimin” e inatit, dhe mesa duket i drejtohet presidentit Ilir Meta, i cili ditët e fundit është shfaqur i tensionuar duke mos kursyer sulmet ndaj Ramës dhe qeverisë së tij.
“Çdokush mund të inatoset - kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo jo, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi.
Aristoteli”.