INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama vazhdon thumbimet nga Shkodra: Qeveria nuk është si hotel Rozafa!

Rama vazhdon thumbimet nga Shkodra: Qeveria nuk është si hotel Rozafa!

Publikuar më: 13:32 08-04-2017

Një tjetër thumbim ka ardhur për Ilir Metën nga Shkodra, këtë herë nga vetë kryeministri Rama.

Nëse sulmet ditën e sotme filluan me eksponentë të PS si Elisa Spiropali, tashmë duket se i ka ardhur radha kryetarit të qeverisë, si për të treguar që po forcon dorën. Lapsi.al bën me dije se gjithçka lidhet me propozimin e Ilir Metës për një qeveri besimi, propozim i cili nuk ka gjetur deri tani përkrahje në radhët e socialistëve. Në fjalën që mbajti në Shkodër, Rama tha:

“E keni dëgjuar që thonë hajde ikim ne dhe të vijnë këta. Po pse çfarë është qeveri hotel Rozafa? Po kur thonë nuk është çështje karrigesh? Të jesh kryeministër i vendit nuk është se je i privilegjuar sepse ke suitën e hotel Rozafës dhe tani thonë: dil nga suita të futen dhe këta të bëjnë një dush se kanë 50 ditë në çadër”.

Ndërsa shënjestër e përhershme është opozita me çadrën, thumbi duket se vjen në mënyrë indirekte për LSI, veçanërisht pjesa e “karrigeve”. Meta më parë ka deklaruar se të gjithë duhet të jenë të gatshëm të heqin dorë nga diçka për hir të stabilitetit të vendit, për këtë arsye ishte i gatshëm të jepte të gjitha postet e LSI, përfshirë “karrigen” e tij si kryetar kuvendi. Tani gjithçka duket se ka mbetur peng tek karrigia e fundit, ajo e Ramës.

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917