INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama: Vëmendja tek kriminelët dhe jo te bimët kanabis [VIDEO]

Publikuar më: 14:56 18-07-2017

Në ditët kur policia po sekuestron me mijëra ton kanabis sativa, në mbledhjen e Task Forcës Kryeministri Rama ka ndryshuar objektivin e punës së policisë. Objektivi kryesor do të jenë kriminelët dhe jo bimët e kanabisit deklaroi kreu i ekzekutivit.

Edi Rama:
“Objektivi i parë themelor në këtë proces duhet të jenë kriminelët dhe pastaj bimët, jo bimët e pastaj shohim e bëjmë për kriminelët”.
Por një tjetër shqetësim janë dhe pasuritë e vëna nga grupet kriminale pikërisht nga kultivimi i lëndëve narkotike. Ndaj Rama flet për rëndësinë e fokusimit të punës në sekuestrim të aseteve të tyre.
Edi Rama:
“Kthimin në përparësi absolutë të goditjes së krerëve të grupeve kriminale dhe të sekuestrimit të aseteve”.
Rama ka vlerësuar punën e policisë të ditëve të fundit, ndërsa theksoi rëndësinë e vijimit të luftës antikanabis gjatë muajve të ardhshëm është vendimtar.
Edi Rama:
“Muajt qe kemi përpara janë potencialisht muaj rreziku dhe nuk duhet të mbyllet syri në çdo moment”.

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953