INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama viziton panairin e Punës në Elbasan, pritet me protesta nga PD: Mirësevjen o Pasha...

Rama viziton panairin e Punës në Elbasan, pritet me protesta nga PD: Mirësevjen o Pasha...

Publikuar më: 09:27 02-06-2018

Demokratët presin me protesta kryeministrin Edi Rama, teksa po zhvillonte një vizitë në panairin e Punës që po zhvillohet në Elbasan. Një grup të rinjsh të Partisë Demokratike kanë dalë në protestë me pankarta në dorë njëra prej të cilëve shkruan "Mirësevjen o Pasha i drogës". Burime nga PD bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka tentuar të sekuestrojë pankartat kundër Edi Ramës. Takimi i parë i Ramës në Elbasan duhet të niste në Prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja. Protestuesit me pankarta në duar e kanë ndjekur edhe aty. Por policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit. Në një akt të paprecedentë, policët kanë tentuar t’u marrin atyre pankartat. Protestuesit demokratë nuk janë tërhequr dhe e sigurt është se turi i Ramës në qarkun e Elbasanit sot nuk do të jetë i qetë. Ndërkohë kryeministri vizitoi stendat e panairit ndërsa deklaroi se ishin bërë hapa para në përmbushjen e objektivave të punësimit. "Duhet të bëjmë më shumë, por jemi në rrugë të mbarë, mund të kalojmë objektivin e synuar. Vetëm për një periudhë 3-mujore janë punësuar 10 mijë e 300 persona nga Zyrat e Punës. Këmbëngulja është se kush kryen arsimin profesional ka 35% më shumë mundësi për të nisur punë”-u shpreh kryeministri. Në Panairin e Punës janë afishuar 1576 vende të lira pune të kategorive e profileve të shumëllojshme.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0027759075164795