Viti po mbyllet me protesta dhe në bashkëbisedimin me gazetarëtKryeministri u pyet dhe revoltat popullore, nga ajo e studentëve deri tek ajo e ditëve të fundit e emigrantëve. Po teksa protestën e studentëve e komentoi pozitivisht duke ripërsëritur që është me studentët dhe është me protestën, atë të diasporës që u mbajt për tre ditë e kritikoi ashpër.
“Po të ishte diaspora si këta ky vend do kishte vdekur, do shkonim tek gazi i Faik Konicës. Këta 100 vetë nuk përfaqësojnë emigrantët shqiptarë,” tha Rama
Ndërsa për ligjin e arsimit të lartë këmbënguli që nuk do të ndryshojë se është cilësor.