Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin për sigurinë të Presidentit Donald Trump, John Bolton.
Në tëitter, kreu i qeverisë thotë se me Bolton kanë diskutuar për Shqipërinë, rajonin dhe për një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama: Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë