INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Zbatim i reformës në drejtësi dhe zhbllokim i vetingut

Rama: Zbatim i reformës në drejtësi dhe zhbllokim i vetingut

Publikuar më: 17:27 14-05-2017

Kryeministri Edi Rama shprehet se letra e komisionerit europian Johannes Hahn drejtuar shqiptarëve është e veçantë dhe e rëndësishme, pasi tregon vazhdimin e rrugës së Shqipërisë për çeljen e negociatave, dhe sipas Ramës, në këtë rrugë nuk kalon Partia Demokratike.

 

Rama tha se PD-ja është në një pikë kritike ku nga njëra anë po humbet terren në Shqipëri ndërsa nga ana tjetër, jashtë Shqipërisë, kjo parti ka humbur të gjitha kontaktet serioze me ndërkombëtarët.

Rama shprehu vendosmërinë e tij për të vazhduar drejt zgjedhjeve duke thënë se parlamenti i ri do të zhbllokojë menjëherë vettingun. Sipas kryeministrit Rama, vetëvrasja e PD-së është pasoja e parë e reformës në drejtësi, ende pa u zbatuar.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kjo që kaloi ishte një javë shumë kuptimplotë në rrugëtimin për Shqipërinë që duam. Letra e komisionerit Hahn për shqiptarët është shumë e rëndësishme.

Me arratisjen e partisë demokratike nuk ja vlen të zgjatemi më. Por ja vlen të flasim për rëndësinë e letrës së komisionerit Hahn për vazhdimin er rrugës për çeljen e negociatave. Mesazhi iste i qartë, zbatim i reformës në drejtësi dhe zhbllokim i vetingut.

Brenda vendit PD-ja po humbet terren, vetë qytetarët e thjeshtë po e braktisin lidershipin e tyre të verbër, dhe nuk kanë në plan t’i japin asnjë mundësi në destabilizimin e vendit.

Ndërsa jashtë vendit PD-ja i ka humbur të gjitha kontaktet serioze me ndërkombëtarët, përfshi edhe miqtë e afërt demokratë. PD-ja sot është barrikada e fundit e sistemit të vjetër. Europa i vlerëson reformat dhe i konsideron reformat e qeverisë tonëm si arritje reale.

Ajo çka PD-ja nuk e fsheh dot është se ikja e asaj partie në drejtim të paditur do lexohet nga shqiptarët dhe miqtë ndërkombëtarë si pasoja e reformës në drejtësi.

Reforma në drejtësi në thellësinë e shtrirjes së saj ka prekur pikat më nevralgjike të sistemit politik ende pa filluar të zbatohet.

Parlamenti i ri pa PD-në menjëherë do të zhbllokojë vettingun. Drejtësia e re do të jetë shtysa më e fuqishme që do të ketë ekonomia në vitet që do të vijnë.

Nëse Shqipëria që kemi sot është më e mirë se Shqipëria që kishim tre vite e gjysëm më parë. Shqipëria që duam do të jetë krejt ndryshe nga Shqipëria që kemi sot.

Kjo fushatë zgjedhore është pra e pazakonshme. Zhvillohet mes atyre që duan shtet dhe mes atyre që duan rrëmujë, mes atyre që e duan këtë vend si gjithë Europa dhe mes atyre që janë gati ta ndajnë këtë vend nga Europa.

Megjithatë ky është një shans unikal për të këputur përgjithnjë litarin e tranzicionit në këmbët e Shqipërisë. Kjo fushatë është në thelb një fushatë vendimtare në vendin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539