INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama zbulon për ''Die Welt'' arsyet se përse ndryshoi qeverinë…[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:37 24-01-2019

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt” është pyetur për arsyet që e shtynë të ndryshojë qeverinë. Ai ishte i qartë kur tha se qeveria kishte nevojë për rifreskim dhe bëri e një krahasim.

" Kam ndërruar disa ministra, rreth 70 përqind prej tyre. Kemi thuajse një qeveri të re tani që po flasim. Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës. Që u eliminua në mënyrë të turpshme që në raundin e parë pas katër vitesh," tha Rama.

Rama foli dhe për përgjegjshmërin që duhet të ketë një lider për të udhëhequr një vend dhe tha:
“Nuk është më e lehtë që të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu,” sqaroi Rama.

ramaaaaok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541