INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama zbulon skandalin e madh që do të plasë në muajin maj, tregon nëse ka vende që i kanë thënë “JO” Shqipërisë për negociatat

Rama zbulon skandalin e madh që do të plasë në muajin maj, tregon nëse ka vende që i kanë thënë “JO” Shqipërisë për negociatat

Publikuar më: 21:35 30-04-2018

Kryeministri Edi Rama ka mohuar që ndonjë prej shteteve të Bashkimit Evropian t’i ketë bërë të ditur që tani se do të vendosë veton për hapjen e negociatave. Në emisionin ‘Tonight’, Rama tha se ka disa shtete ku ka debat për këtë çështje që lidhet për shkak të procedurave dhe për shkak të tensioneve të brendshme.

“Nuk ka asnjë vend që ka thënë jo, por ka vende ku ka debat. Në Gjermani ka një debat edhe për faktin se procedura kalon nga Parlamenti, ndërkohë që nuk është ky rasti për Francën. Edhe në Francë ka një lloj tensioni të brendshëm që lidhet me forcimin e forcave anti-evropiane dhe presionit që ato ushtrojnë mbi zgjerimin”, tha Rama.

Kryeministri përmendi edhe Holandën si një vend që ka shprehur rezerva për çeljen e negociatave.

Gjithsesi, Rama u shpreh besimplotë për hapjen e negociatave në muajin qershor.

“Unë kam besim që do t’i hapim negociatat, do të jetë deri në fund një përpjekje jo e lehtë, por jam besimplotë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka një reagim lidhur me lajmin e dalë nga mbledhja e grupit PD sipas të cilit Basha do publikojë në maj të skandaleve që do të trondisin qeverinë.

Edi Rama: “Kam dijeni për skandalin e finacimit të paligjshëm ku ka hije shumë të rëndë të përfshirjes së financuesve rusë, për të cilën ka hetime jo vetëm në Shqipëri dhe Lulzim Basha duhet ta përballojë me dinjitet këtë skandal.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764