Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka shkuar në Elbasan në vijim të turit 'Bashkia që duam'.
Dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare që po përgatiteshin t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, janë përplasur me policinë dhe forcat speciale të ardhura enkas nga Tirana, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.
Protestuesit thonë se kryeministri nuk është i mirëpritur në Elbasan pasi, sipas tyre, qeveria e tij nuk ka bërë asgjë nga ajo që ju kishte premtuar elbasanasve. Në momentin që ka kaluar eskorta e kryeministrit Rama, në drejtim të saj është qëlluar edhe me gurë, në tentativë për ta ndalur.
Opozita ka paralajmëruar se bllokimi i akseve rrugore do të jetë i përditshëm deri në rrëzimin e qeverisë Rama.