INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ramës ia bëjnë me shenjë të ikë, qytetarët refuzojnë të...[FOTO]

Ramës ia bëjnë me shenjë të ikë, qytetarët refuzojnë të...[FOTO]

Publikuar më: 18:36 07-05-2018

Kryeministri Rama ishte sot pasdite në Lezhë, ku zhvilloi një takim me qytetarët në kuadër të turit të llogaridhënies. Takimi u shoqërua jo vetëm me batuta por edhe me kritika nga disa të pranishëm në sallë, të cilët i kërkuan llogari për disa reforma të pazbatuara deri më tani.

Papritur, kur një qytetar po i drejtonte një pyetje, Rama u shpreh se duhej të largohej pasi do të jepte një intervistë për “TV Lezha”.

“Po ma bëjnë më shenjtë të shkoj te TV Lezha, nëse doni bisedoni me Linditën, por mos u largoni kur të ik unë. Do bëjmë edhe takime të tjera dhe do kemi kohë t’i diskutojmë këto gjëra në të gjitha njësitë administrative”, u shpreh Rama, i cili u largua menjëherë nga salla.

Sapo u ngrit Rama në këmbë të gjithë qytetarët u larguan, duke refuzuar në një farë mënyre të diskutonin me Nikollën, ashtu siç edhe duket në foton e mëposhtme.

rmamammama.png

Article Logic
Execution time: 0.0063929557800293