Sergio Ramos para fillimit të këtij sezoni në garën më të lartë europiane, doli një një konferencë për shtyp te Reali ku shqyrtoi çështjet aktuale të ekipit dhe në njërën prej tyre ofendoi Griezmanin.
Griezmann në nivelin e Ronaldos dhe Messit: “Pyetje e mirë. Injoranca është shumë e guximshme. Kur kam dëgjuar për këtë, më janë kujtuar lojtarë si Totti, Raul, Buffon, Casillas, Maldini, Xavi apo Iniesta, të cilët kanë fituar gjithçka, por nuk kanë shijuar dot “Topin e Artë”. Gjithkush është i lirë të shprehë atë që mendon, por mendoj se i del për detyrë Simeone, Godin ose Koke për ta këshilluar. Ato mbartin vlera, që mund të jenë të dobishme në këtë rast. Megjithatë, unë mendoj se Griezmann është një lojtar i madh”.
Megjithatë, ai ruan një përgjigje me klas për Ramosin.
“Sergio Ramos eshte miku im. Ai lojtar duhet marre shembull per ate qe ka bere ne futboll. Ka fituar gjithcka dhe eshte nje nga mbrojtesit me te mire ne bote. Duhet pak me shume gezim ne boten e futbollit, s'duhet t'i marrim gjerat kaq shume seriozisht! Ndonjëherë unë ngacmoj dhe ky ishte një ngacmim.” përfundoi francezi.