I ftuar në një emision sportive Sergio Ramos ka folur për ndeshjen kundër Liverpool duke komentuar edhe episode e ndeshjes. Mbrojtësi i Realit u shpreh me ironi kundër kritika që mori për dëmtimin e sulmuesit të Liverpool.
“Thanë se Salah u dëmtua në shpatull për shkak të një ndërhyrje nga ana ime, nuk doja të flisja më parë sepse nuk doja zmadhoja çështjen, por duke parë me vëmendje ndërhyrjen, është ai që më mbërthen nga krahu dhe rrëzohet nga ana ime, në fakt është krahu tjetër ai që u dëmtua”, tha Ramos.
“Thonë se ajo e imja ishte një lëvizje xhudo. Më pas konfirmuan se Karius ka pësuar një tronditje cerebrale gjithmonë për fajin tim. Tani mbetet vetëm që Firmino të konfirmojë se ka luajtur finalen e Champions League i sëmurë me të ftohur, për shkak se ra mbi të një pikë nga djersa ime”, shtoi kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos.