INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ramush Haradinaj anulon vizitën në Vlorë, kthehet me urgjencë në Kosovë

Ramush Haradinaj anulon vizitën në Vlorë, kthehet me urgjencë në Kosovë

Publikuar më: 10:58 28-11-2017

Në mediat kosovare është lajmëruar anulimi i vizitës së Kryeministrit Ramush Haradinaj në Vlorë, me rastin e 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Sipas të dhënave mediatike në Kosovë bëhet e ditur se është anuluar mbledhja e dy qeverive, shqiptare dhe asaj të Kosovës si dhe aktivitetet që ishin parashikuar të mbaheshin në Vlorë, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në media shkruhet se Ramush Haradinaj është detyruar që të anulojë vizitën e tij bashkë me dy qeveritë në Vlorë për t’u kthyer menjëherë në Kosovë.
Mësohet se Haradinaj është kthyer në Kosovë sepse sot do të takohet me një zyrtare të lartë të shtetit amerikan, konkretisht me zëvendës-ndihmës sekretaren amerikane të Mbrojtjes, Laura Cooper.
Në aktivitetet e Vlorës do të marr pjesë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa atij në Tiranë do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436