INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ramush Haradinaj mbetet në burg, ja çfarë pritet  të bëjë Serbia

Ramush Haradinaj mbetet në burg, ja çfarë pritet të bëjë Serbia

Publikuar më: 20:02 05-01-2017

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të qëndrojë në paraburgim në Francë ku edhe u arrestua ditën e djeshme, derisa Serbia të dërgojë kërkesën për ekstradimin e tij, bën me dije Reuters.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Apelit në Francë. Më heret gjatë ditës një zyrtare e gjykatës franceze, Mari Elen Kalvano, ka deklaruar se gjykata do të vendos nëse do ta mbajë Haradinajn në paraburgim ose do ta lirojë nën mbikëqyrje, deri në shqyrtimin e urdhërarrestit të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, pas një një fletarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004. Serbia e akuzon Haradinajn për krime lufte.

Article Logic
Execution time: 0.0042610168457031