INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ramush Haradinaj shkarkon ministrin e Bujqësisë

Ramush Haradinaj shkarkon ministrin e Bujqësisë

Publikuar më: 11:13 02-02-2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konkretizuar lirimin nga detyra të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Vendimin e njoftoi mëngjesin e sotëm në një postim në Facebook ku Haradinaj përkundër të gjithave e ka falënderuar Rikalon për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.
Kërkesa për shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë ishte bërë nga Partia Socialdemokrate (PSD). “Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës. Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, ka shkruar Haradinaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021131038665771