Kryeminstri i ri i Kosovës Ramush Haradian ka realizuar vizitën e parë në Shqipëri ku ka zhvilluar disa takime me homologun e tij Rama, Presidentin Ilir Meta dhe disa zyrtarë të lartë të tjerë.
Përveç se në Shqipëri dhe Kosovë, kjo vizitë nuk mund të mos tërhiqte vemendjen e media serbe, në të cilat takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ishte ngjarja më e komentuar.
Haradinaj dhe Rama gjatë takimit përmendin bllokadën që Serbia po i bën Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Rama tha se Serbia më shumë po i shkakton vetës humbje sesa Kosovës.
Për vizitën e Haradinajt kanë shkruar agjencia e lajme serbe Tanjug, B92, telegraf, blic e të tjera.