'Tripadvisor' ka marrë në studim qytete më kryesorë në botë për të sugjeruar se ku jetohet më mirë. Tirana këtë vit ka fituar pikë duke u renditur te 179-ta në botë për mënyrën më të mirë të jetesës.
Kryeqyteti ka lëvizur me 22 vende para. Kujtojmë këtu që një vit më parë ishte në vendin e 201.
Në 2019 i pari renditet Viena e Austrisë për të dytin vit rradhazi, ndërsa në vendin e dytë duke fituar pesë vende, është Melbourni i Austalisë.
Vendin e tretë e fiton Osaka e Japonisë, të katërtin Calgary në Kanada dhe të pestin Sidnei. Sa i përket qyteteve fqinje, Athina renditet ne vendin 147-të, kurse Prishtina në të 317-in.