INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
RAPORT/ 84% e sipërmarrësve shqiptarë tentojnë të fshehin të ardhurat [VIDEO]

RAPORT/ 84% e sipërmarrësve shqiptarë tentojnë të fshehin të ardhurat [VIDEO]

Publikuar më: 17:22 03-08-2017


84% e sipërmarrësve tentojnë të fshehin të ardhurat që kanë nga bizneset. Ndërsa maqedonasit kanë një përqindje me të ulët se ne, me rreth 54%.
Ky ka qenë rezultati i një sondazhi të realizuar ne Shqipëri dhe Maqedoni.
Sipas raportit shumica e bizneseve mundohen të fshehin të ardhurat e tyre për të përballur konkurrencën e tregut dhe taksat.
Një mënyrë tjetër që këto biznese përdornin për t`iu shmangur detyrimeve ishte dhe manipulimi i TVSH-se. Dy e treta e sipërmarrësve shqiptarëve manipulonin vazhdimisht me kete takse ndërsa në Maqedoni një e treta.
Por këto nuk janë të vetmet, disa nga metodat më të zakonshme që bizneset përdorin për të manipuluar raportimin e taksave janë:
1. Të punësosh një person pa kontratë ose me kontratë me klauzola të fshehura;
2. Raportimi i të ardhurave më të ulëta;
3. Mos-pagimi i detyrimeve, taksave dhe akcizës;
4. Dhënia dhe marrja e ryshfetit
5. Mos lëshimi i faturave
6. Këmbëngulja në pagesat cash
7. Kryerja e prokurimeve pa tender
8. Ekzekutimi i marrëveshjeve të caktuara
9. Flukset dalëse ose hyrëse ilegale të aseteve
10. Përdorimi i trukeve të kontabilitetit në mënyrë që të paguhen më pak taksa.
Studimi u zhvillua përgjatë vitit 2016 në Maqedoni dhe 2017 ne Shqipëri me një kampion prej 70 sipërmarrës në secilin vend.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168