INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raport - BB, në Shqipëri në 6 vitet punësimi në rënie, po rajoni? [VIDEO]

Publikuar më: 08:21 05-04-2017

Një lajm i keq për vendin tonë. Banka Botërore në një raport publikon të dhëna për punësimin. Rajoni i Ballkanit Perëndimor sipas BB, kishte shtuar 300 mijë vende pune në periudhën 2010-2016. Por, asnjë nga këto 300 mijë vende shtesë pune, nuk rezulton të jetë krijuar në Shqipëri.
Shqipëria dhe Bosnja panë rënien më të madhe të vendeve të reja të punës gjatë periudhës 2010-2016. Raporti thotë se vendet e reja të punës u shtuan në mënyrë domethënëse në Serbi dhe Maqedoni, ku punësimi real u rrit me 11.2 dhe 12.5%.
Banka Botërore vëren një paradoks në strukturës së punësimit në Shqipëri, ku gjatë periudhës në vlerësim punësimi në grup moshat e reja ka rënë dhe është rritur për më të vjetrat.
Gjatë periudhës 2010-2015 të punësuarit në Shqipëri për grupmoshën 15-24 vjeç ranë me 36.4%, ndërsa për grupmoshën 25-54 vjeç ranë me 9.5 për qind, ndërsa në të kundërt të këtyre zhvillimeve punësimi për grupmoshën 55-64 vjeç u rrit me 67%.
Për vetë Bankën Botërore kjo cilësohet e habitshëme. Banka Botërore shpjegon se një pjesë e kësaj rritjeje vjen nga fakti i plakjes së popullsisë ku grup mosha 55-64 vjeç është në rritje.
Grupet që nuk kanë përfituar nga rimëkëmbja modeste e punësimit janë personat me kualifikim të ulët, dhe në veçanti të rinjtë me arsim të pakët. Niveli i papunësisë tek të rinjtë ra nga 50 për qind në 2014 në 48 për qind në 2015. Të dhënat fillestare për vitin 2016 tregojnë për prirje në ulje, por papunësia tek të rinjtë mbetet e lartë krahasuar me 17.3 për qind në Bashkimin Europian. Raporti i Bankës thotë se, gjatë kësaj periudhe, numri i vendeve të punës të krijuara rishtazi për gratë ishte më e lartë se sa për meshkujt.

Për më shumë ndiqni lajmin e IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387