INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raport, çuditë e klimës po shtojnë viktimat dhe kostot! Ku renditet Shqipëria...[VIDEO]

Publikuar më: 11:01 15-11-2017

Vitet e fundit çuditë e motit jo në pak vende në botë janë shoqëruar me shtim të madh të numrit të viktimave.  Një raport i German Watch për indeksin global për riskun e klimës e rendit  Shqipërinë për humbje njerëzore në vendin e 139 dhe në një hark kohor prej 20 vitesh kanë humbur jetën 32 shqiptarë. Ndërsa humbjet në kosto monetare përllogariten mesatarisht 19.728 dollarë. Po gjithësesi për fat të mirë Shqipëria ndodhet në një pozicion më të favorshëm se Mali i Zi, Serbia dhe Kosova që ndodhen në vendin e 89, pra kanë qenë më të prekura nga ngjarjet klimatike ekstreme, humbjet financiare të cilave janë afro 415 mijë dollarë.
Ndërsa në botë Hondurasi, Haiti dhe Mianmari janë shtetet më të prekura. Në total, më shumë se 524 mijë njerëz kanë humbur jetën nga ngjarje natyrore në botë në këto 20 vite, ndërsa humbja e shprehur në kosto arrin 3.16 mld dollarë. 9 nga 10 shtetet më të prekura nga katastrofat natyrore, janë shtete me të ardhura të ulëta ose më të ulëta se mesatarja.
Raporti i indeksit të rrezikut të klimës i Germanwatch është publikimi i 13-të i këtij institucioni.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713