INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raport i Bankës Botërore, borxhi i jashtëm i Shqipërisë kalon çdo parashikim[VIDEO]

Publikuar më: 11:11 26-11-2018

Banka Botërore raporton se borxhi i jashtëm i përgjithshëm i vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme u rrit mesatarisht me 10% në 2017 duke kapur vlerën e 7.1 trilion dollarëve. Kjo është konsideruar si një rritje me ritëm më të shpejtë të akumulimit të borxhit se rritja prej 4% që ndodhi në 2016.

Në veçanti borxhi i jashtëm i Shqipërisë u rrit me 9.28 % në 2017.
Tendencat e nivelit rajonal në borxhin e jashtëm në akumulimin e vitit 2017 ndryshojnë nga shteti në shtet. Vendet në Afrikën Sub-Sahariane akumuluan borxh të jashtëm me një ritëm më të shpejtë se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, në rajone të tjera në 2017: stoku i borxhit të jashtëm të kombinuar u rrit 15.5% nga viti i kaluar në 535 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje ishte nxitur nga huamarrja e dy ekonomive më të mëdha të rajonit, Nigeria dhe Afrika e Jugut, ku stoku i borxhit të jashtëm u rrit respektivisht 29% dhe 21%
Ekonomitë e Azisë Jugore kanë zgjeruar normat e borxhit të jashtëm me 13.3%, të kryesuar nga Bangladeshi (23 për qind) dhe Pakistani (17 për qind). Në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut rezerva të borxhit të jashtëm u rriten me 11.7%, pasi një rritje prej 23% në stokun e borxhit të jashtëm të Egjiptit në 2017 u kompensua me një rritje prej 5% në Liban. Vendet në Azinë Lindore dhe rajonin e Paqësorit, përveç Kinës, kanë rritur rezervat e borxhit të jashtëm me një mesatare prej 9.3%. Rezervat e borxhit të jashtëm u rritën 2.5% në Evropë dhe Azinë Qendrore dhe në Amerikën Latine.

Article Logic
Execution time: 0.003673791885376