INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport i Bankës Botërore për kursimet/ A kanë mundësi shqiptarët?

Raport i Bankës Botërore për kursimet/ A kanë mundësi shqiptarët?

Publikuar më: 09:53 22-07-2019

Të varfrit e kanë më të pamundur të kursejnë. Një studim i Bankës Botërore thekson se vetëm 1 në 4 shqiptarë ka arritur të kursejë pak gjatë vitit 2018. Rezultatet e studimit kanë dalë pas një analize të hollësishme bazuar dhe në gjininë e kursimtarëve në 200 shtete të botës.
Në vendin tonë bën pak habi se në lidhje me kursimet mes burrave dhe grave ka diferencë, pjesa më e madhe e femrave nuk kursejnë dot. Gati 76% e grave apo vajzave mbi 15 vjeç, nuk kanë arritur të kursejnë fare para.
Tek meshkujt vlera është disi më e lartë, 72% e tyre nuk kanë kursyer dot para në vitin 2018.
Teksa tek ne të ardhurat janë të ulëta, për pasojë dhe “shpirti më kursimtar” e ka të papundur të kursejë, ndërkaq në shtete të tjera të botës vlerat janë shumë më të larta.
Në Kanada dhe në Danimarkë rreth 80% e grave dhe burrave arrijnë të kursejnë, në Gjermani 74% e femrave dhe 78% për meshkujt, në Francë 63% e të dy gjinive, në Etiopi rreth 60% e të dy gjinive, në Kroaci 44% e femrave dhe 50% e meshkujve dhe në Kosovë 33% e femrave dhe 46% e meshkujve arrijnë të kursejnë falë të ardhurave të larta.
Në Ballkan vetëm Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina kanë një popullsi më të vogël se 30% që kursen, kurse tek shtetet e tjera vlerat janë mbi 30

Article Logic
Execution time: 0.0068011283874512