INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport i Bankës së Shqipërisë për besimin e konsumatorit tek rritja ekonomike, optimizmi pikatë

Raport i Bankës së Shqipërisë për besimin e konsumatorit tek rritja ekonomike, optimizmi pikatë

Publikuar më: 11:44 11-07-2019

Konsumatorët shqiptarë nuk kanë më besim që ekonomia do të përmirësohet. Këtë e tregon një raport i Bankës së Shqipërisë që sqaron se në 3-mujorin e dytë të këtij viti besimi i konsumatorëve ka rënë me 2.3 pikë. Në një kohë që në dy tremujorët e mëparëshëm konsumatorët kanë qënë më optimistë. Rënia e fundit sipas shpjegimit të Bankës së Shqipërisë lidhet me situatën e përgjithshme ekonomike, atë finaciare dhe atë të të ardhurave e shpenzimeve. Respektivisht ato kanë marrë 4.6 pikë përqindje, 3.6 dhe 1 pikë përqindje. Nga të dhënat ndër vite vetëm në vitin 2013 zhvillimet ekonomike ishin në realitet më të larta se pritshmëritë e konsumatorëve. Ndërsa në vitet e më vonëshme kanë besuar më shumë në lidhje me përmirësimin e situatë së tyre ekonomike, po realiteti ka qënë zhgënjyes. Vetëm këtë vit qytetarët shfaqën nivel të ulët besimi. Mbase kjo lidhet me mungesën e vëmendjes nga ana e qeverisë për t’u marrë seriozisht me ekonominë, pasi në këtë periudhë ka patur shumë përplasje politike dhe kjo krizë ka lëkundur besimin e konsumatorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508