INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport i frikshëm, tumoret nuk po kursejnë as të rinjtë! Fataliteti në rritje...

Raport i frikshëm, tumoret nuk po kursejnë as të rinjtë! Fataliteti në rritje...

Publikuar më: 08:34 30-05-2018

Sëmundjet kancerogjene në vendin tonë nuk po kursejnë as të rinjtë. Vite më parë këto sëmundje preknin më shumë grupmoshat mbi 60 vjeç. INSTAT raporton se në vitin 2017 nga radhët e fëmijëve dhe të rinjve ka patur dhe fatalitete. Një vit më parë humbën jetën nga tumoret 10 fëmijë dhe adoleshentë të moshës 10-14 vjeç me një rritje 66% në raport me vitin 2016 ku kishin humbur jetën 6. Gjithashtu të dhënat tregojnë se ka një rritje të vdekjeve nga tumoret për grupmoshën 40-60 vjeç. Në vitin 2017 u ndanë nga jeta 68 persona të moshës 40-44 vjeç, 10 më shumë se në vitin 2016. Vdekjet u shtuan dhe në grupmoshën 55-59 vjeç, ku humbën jetën 363 persona, 33 më shumë se një vit më parë, ndërsa pjesa tjetër ishin mbi 60 vjeç.
Sipas INSTAT, në 2017-n, më shumë humbje jete kanë ndodhur tek meshkujt, me 61% të totalit.
Numrin më të madh të jetëve të humbura nga sëmundjet e tumoralë e ka Tirana, për shkak edhe të numrit më të madh të banoreve. Por prevalencën më të lartë të jetëve të humbura duke u krahasuar me numrin e banorëve e ka qarku i Gjirokastrës, me 2.21 për 1 mijë banorë. Pas Gjirokastrës vjen Korça me 1.66 të vdekur për 1000 banorë, më pas Shkodra me 1.64 për 1 mijë banorë dhe më pas Vlora me 1.50 të vdekur. Në total mbi 3.500 persona kanë humbur jetën dhe raste të reja janë shënuar afro 7 mijë, e këtu bëhet fjalë për ata që ndiqen nga spitalet publike, pasi s’ka të dhëna të plota për ata që ndiqen në spitale private apo që ikin jashtë shtetit. Mjekët thonë se ndotja e mjedisit, duhani, kequshqyerja dhe stresi janë faktorë përgjegjës për kancerin.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219