INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raport i fundit, lindjet në rënie! I vetmi qark që s’ka ulje Tirana[VIDEO]

Publikuar më: 09:10 15-11-2018

Lindjet po pakësohen nga viti në vit. INSTAT raporton se shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e tretë të 2018, rezulton me një rënie prej 35.4 %, në krahasim me tremujorin e tretë të një viti më parë.

Sipas raportit numri i lindjeve ka shënuar rënie në të gjitha qarqet e vendit përveç Tiranës.
Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2018 rezulton 6.859, duke shënuar një rënie prej 19.7%, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Gjatë tremujorit të tretë 2018, numri i lindjeve tejkaloi me 2.219 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e tretë 2018, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.150 numrin e vdekjeve.
Shtesë natyrore të lartë paraqet edhe qarku i Elbasanit me 281 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Durrësit me 260 lindje më shumë se vdekje.
Lindjet regjistrojnë vlerë negative vetëm në tre qarqe, Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë. Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 66 atë të lindjeve.Në këtë qark janë kryer 111 lindje, me një rënie prej 26.0%, në krahasim me tremujorin e tretë 2017. Rënien të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e paraqet qarku i Vlorës me 31.3% dhe qarku i Korçës me 28.7 %.

Article Logic
Execution time: 0.002443790435791