INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport i INSTAT: Shqipëria, vendi me sasinë më të lartë të mbetjeve urbane në rajon

Raport i INSTAT: Shqipëria, vendi me sasinë më të lartë të mbetjeve urbane në rajon

Publikuar më: 16:16 22-07-2016

Sipas një raporti të hartuar nga INSTAT, Shqipëria është vendi me sasinë më të lartë të mbetjeve urbane, duke e krahasuar me vendet e rajonit të Ballkanit dhe të Europës Lindore. Institui i Statistikave bën me dije se sasia vjetore e mbetjeve të gjeneruara për banorë në shkallë vendi, është rritur në krahasim me vitet e tjera. Pra 396 kg/banor në vitin 2015 nga 355kg/banor që ishte në vitin 2014.

Mirëpo ajo çfarë bie në sy është fakti se mbetjet e menaxhuara janë depozituara në landfille të krijuara posaçërisht dhe vende të tjera të posaçme të miratuara nga organet përkatëse të pushtetit vendor.

Depozitimi i rregullt i mbetjeve ka ardhur në rritje përkatësisht në vitin 2015 u depozituan 68,8 %, në raport me vitin 2014 kur shifra ishte  63,4 %.

Sipas  të dhënave të INSTAT, Shqipëria riciklon 25.3% të mbetjeve totale që prodhon. Sipas raporti përgjatë vitit 2015 ky tregues është rritur në krahasim me vitin 2014 që ishte 21.6%

Mbetjet e ngurta urbane të menaxhuara me fonde publike kanë patur trend në rritje ndër vite, pra në vitin 2015 rezulton të jenë menaxhuar rreth 1,4 milion ton mbetje ndërsa në vitin 2014 rreth 1,2 milionë ton.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881