INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raport, investimet e huaja në Shqipëri në nivele shumë të dobëta[VIDEO]

Publikuar më: 10:06 05-09-2018


Banka Botërore ka publikuar një raport në lidhje me marrëdhëniet tregëtare dhe investimet e huaja, ku shumë shtete nuk kanë bërë përparim. Pra nuk kanë aspak politika lehtësuese për investitorët e huaj. Studimi vëren se përgjithësisht vendet e Ballkanit Perëndimor janë më dobët. Shqipëria nuk paraqitet fare mirë dhe është renditur nën nivelin mesatar, në vendin e 78 në botë në lidhje me marrëdhëniet tregëtare. Ky vlerësim na vendos dhe në fund të shteteve të rajonit dhe ndër të fundit në Europë dhe botë, duke lënë pas vetëm shtete si Moldavia, Gjeorgjia, Taxhikistani dhe Azerbaxhani. Shtet e tjera të rajonit, si Bosnja dhe Maqedonia kanë renditje pak më të mirë në vend të 68 dhe 77.

Më mirë në botë praqiten shtete e mëdha dhe më të pasura. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë numrin një e më pas vjen Gjermania dhe e treta Kina. Ndërsa për nivelin e investimeve të huaja direkte, Shqipëria u rendit në vendin e 87, sërish ndër të fundit në Europë. Më mirë se ne rezulton Bosnja dhe Maqedonia.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498