INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport kombëtar për nxënësit e klasave të 3-ta dhe të 5-ta. Niveli dëshpërues!

Raport kombëtar për nxënësit e klasave të 3-ta dhe të 5-ta. Niveli dëshpërues!

Publikuar më: 16:30 27-01-2016

Ministria e Arsimit ka hartuar një raport bazuar në njohuritë e nxënësve të klasave të 3-ta dhe të 5-ta. Rezulatët nuk janë optimiste, pasi 10% e nxënësve të klasave të 5-ta rezultojnë me nivel 0 që me pak fjalë nuk dihet si mund të kenë kaluar klasat, pra këta nxënës nuk dinë asgjë. Ndërsa 60% janë nën nivelin mesatar dhe në nivel të lartë, pra nxënës shumë cilësor janë vetëm 1 % .
Po kështu dhe nxënësit e klasave të treta janë thuajse në të njëjtin nivel. Mjaft problem është dhe paraqitja në lëndën e matematikës, pasi 40% nxënësve nuk dine as gjënë më elementare të bëjnë mbledhje në shtyllë.
Nxënësit në Berat dhe Dibër rezultojnë më të mirë, ndërsa Lezha dhe Kukësi kanë më shumë mangësi.
Ajo çka nuk pritej dhe të surprizon është se në raportin kombëtar rezulton se nxënësit e shkollave private janë ndjeshëm me të mirë se ata të shkollave publike.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158