INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport ndërkombëtar, të drejtat e punëtorëve shkelen në Shqipëri!

Raport ndërkombëtar, të drejtat e punëtorëve shkelen në Shqipëri!

Publikuar më: 09:32 14-06-2018

Konfederata Ndërkombëtare e Tregtisë ka publikuar një raport në lidhje me shtetet, që nuk respektojnë të drejtat e punonjësve. Shqipëria bën pjesë në vendet që në mënyrë të rregullt të drejtat e punëtorëve shkelen. Ky është raporti i pestë i Indeksit të të Drejtave Global, që merr në studim 142 vende. Në rajon jo vetëm Shqipëria nuk respekton punonjësit, por dhe Maqedonia. Më keq paraqitet gjendja në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Më mirët në botë janë Islanda, Kanadaja dhe Zelanda e Re, pasi kanë politika që veprojnë në interes të të punësuarve, ligje që kanë balancuar pagat sipas gjinive dhe gjithashtu këto vende rritin pagat në mënyrë të vazhdueshme.
Shtete më të këqija për punëtorët janë Algjeria, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, Guatemala, Filipinet, Arabia Saudite dhe Turqia.
Raporti thekson se përgjithësisht kontinenti që përformon më mirë është Europa dhe kryesisht shtete anëtare të BE, ndërsa të tjerat kanë shumë probleme në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve kolektive, ku spikat Maqedonia. Konfederata Ndërkombëtare e Tregtisë gjykon se qeveria maqedonase me kokëfortësi refuzoi të rinegociojë Marrëveshjen Kolektive të Përgjithshme për sektorin publik duke hedhur poshtë të gjitha kërkesat e shoqatave.

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443