INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport, papunësia në Shqipëri! Në qarqet më të mëdha është rritur...

Raport, papunësia në Shqipëri! Në qarqet më të mëdha është rritur...

Publikuar më: 11:03 13-03-2018

Gjatë vitit 2017 në 5 qarqe të vendit tonë papunësia është rritur. E këto janë ndër qytetet me numër të lartë popullsie. Sipas të dhënave të INSTAT, norma e papunësisë shënoi rritje më tej gjatë vitit të kaluar në qarqet e Lezhës, Vlorës, Beratit, Shkodrës dhe Fierit. E më të lartin e ka shënuar Vlora me 23.9% të forcës së punës mbi 15 vjeç. Kjo normë është gati 10% mbi mesataren kombëtare.

Pas Vlorës dhe Lezha ka normë të lartë të papunësisë, përkatësisht 16.1%. Po normë të lartë të rritjes së papunësisë ka përjetuar dhe Qarku i Beratit, ku u shënua 12.8%. Ndërkaq e Kukësi ka ulje të punësimit me 4.3%. Dibra, Korça dhe Elbasani janë qarqet me normat më të ulëta të papunësisë në vend, përkatësisht me 7, 7.5 dhe 8.2%.
Ndërsa në Qarkun e Tiranës, papunësia gjatë 2017 ra me 3.4%. Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në Tiranë u ndikua nga rritja e numrit të të punësuarve në sektorin e bujqësisë dhe atë të industrisë, teksa punësimi në sektorin e shërbimeve ka rënë.

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988