INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raport për sëmundjet e fëmijëve si rezultat i qëndrimit të gabuar...[VIDEO]

Publikuar më: 15:17 03-10-2017

Disbalanca muskulare apo edhe dhimbjet kokës janë shtuar ndjeshëm tek nxënësit dhe shkak kryesor është mënyra e gabuar e qëndrimit dhe mungesa e aktivitetit fizik. Së fundmi po vihet re se devijimi në qëndrim përbën një problem shëndetësor, që njihet si skolioza, e cila gjithnjë e më shumë po prek tek fëmijët. Sipas një studimi të kryer nga Shoqata shqiptare e dhimbjes në bashkëpunim me USAID të dhënat janë alarmante.
Rreth 35% e  nxënësve që janë marrë në studim në dy shkolla në kryeqytet kanë disbalancë muskulare për shkak të qëndrimit, ndërsa mesatarisht 25% të tyre u shkaktohet dhimbje koke për të njëjtën arsye.
Duke iu referuar rezultateve të depistimit, sipas ndarjes gjinore rezulton se më shumë nga dhembjet e kokës, por dhe nga problemet muskulare vuajnë nxënëset vajza.
Specialistët në këto kushte kanë këshilluar që çantat e shkollës të jenë sa më lehta, jo më shumë se 10%  e peshës së fëmijës, të ushtrojnë sa më shumë aktivitet fizik, por dhe të qëndrojnë drejt në banka pasi shumë nxënës rëndojnë apo mbështeten më shumë në një krah apo qëndrojnë përmbys.

Article Logic
Execution time: 0.0041050910949707