INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raport, vetëvrasjet tronditin Shqipërinë! Shifra...[VIDEO]

Publikuar më: 10:10 29-05-2018

Vetëvrasjet në vendin tonë rezultojnë në rritje dhe në raport me vrasjet janë tre herë më të larta. Në vitin 2017 në Shqipëri u kryen 199 vetëvrasje. Sipas të dhënave të INSTAT, më shumë vetëvrasje kryejnë grupmoshat nga 49-60 vjeç, me 52% të totalit. Rrethi që ka më shumë vetëvrasje është Tirana, me 37 persona, që e kanë ndërprerë jetën në 2017, nga të cilët pjesa më e madhe janë meshkuj me 65% të totalit. 

Por, nëse i llogarisim sipas numrit të banorëve, kryeqyteti shqiptar rezulton i fundit, me 4.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë. Qarku më problematik është Lezha, me 13.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Korça, Berati dhe Durrësi. Qarku ku kryhen më pak vetëvrasje është Kukësi, me 2.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë. Edhe sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në total, në Shqipëri në vitin 2017 u regjistruan 6.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë. Po për fat të mirë ky është një ndër nivelet më të ulëta në rajon, pas Greqisë me 5.4. Në rajon kryeson Serbia me 19.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Mali i Zi, Maqedonia dhe më pas Bosnja.

Article Logic
Execution time: 0.0041179656982422