IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Raporte të FBI-së zbulojnë vrasësin e vërtetë të Tupac Shakur

Raporte të FBI-së zbulojnë vrasësin e vërtetë të Tupac Shakur

Publikuar më: 13:01 04-02-2016

Mendonim se kapitulli i vdekjes së Tupac Shakur ishte mbyllur, por qenkemi gabuar.

Dikush nga e shkuara ka vendosur të bëjë publike disa fakte te reja në lidhje me përgjegjësit e vrasjes së Tupac, përmes një dokumentari të quajtur "Murder Rap". Më konkretisht bëhet fjalë për Greg Kading, detektivin e dalë në pension i cili në vitin 1996 morri përsipër të hidhte dritë mbi tragjedinë e ndodhur. Tashmë Kading ka zbuluar në dokumentarin e tij se ai që urdhëroi vrasjen e Shakur ishte rivali i tij i asokohe, P Diddy. Kading ka akuzuar drejpërdrejt Diddy-n se ishte ai që paguajti 1 milionë dollarë gangsterin me emrin Duane Keith, që të hiqte qafe Tupac së bashku me menaxherin e tij Marion Hugh "Suge" Knight.

Dokumentari madje përfshin edhe një intervistë të detektivit e vitit 2008-të, ku ai deklaron se ka dëgjuar vetë P Diddy të thotë me gojën e tij tek anëtarët e bandës Crips, se do të jepte gjithçka për kokën e Shakur dhe Sage Knight. Nuk e dimë se të vërteta janë këto akuza, por duhet pranuar se ndikojnë shumë në imazhin që kishim për Sean John Comb!

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707