INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporterët pa Kufij: Mediat në Shqipëri aspak progres, njëlloj si 2015.

Raporterët pa Kufij: Mediat në Shqipëri aspak progres, njëlloj si 2015.

Publikuar më: 13:16 20-04-2016

Organizata Reporterët pa Kufij, në raportin zyrtar të vitit 2016 e ka renditur Shqipërinë sërisht në vendin 82, njëlloj si në 2015. Në raport theksohet se dhe autoriteti rregullator, AMA është i politizuar dhe se shteti ka ende qasje në media.
“Pavarësisht ligjeve të miratuara në vitin 1999 dhe 2014 mbi lirinë e informimit, kontrolli i shtetit në media vijon dhe autoriti rregullator AMA, është i politizuar”, thuhet në raport.
Në konkluzionin për mediat në Shqipëri thuhet qartë: “Mund të bëhet më shumë”!
Në raportin e Organizatës rekomandohet që Shqipëria të implementojë një legjislacion që garanton lirinë e shprehjes.
Ekspertët europianë ndalin dhe në çështje specifike siç është shpifja, që sipas tyre është e dënueshme me gjobë dhe jo me burg që prej vitit 2012.

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766