INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raportet me Shqipërinë, Tsipras për FT: Ballkanasit si shkopi dhe karrota...

Raportet me Shqipërinë, Tsipras për FT: Ballkanasit si shkopi dhe karrota...

Publikuar më: 10:21 20-05-2019

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras në një intervistë për prestigjozen amerikane “Financial Times” ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë.

Tsipras thotë se i ka shpjeguar kryeministrit shqiptar Edi Rama, se Tirana duhet të mbrojë më mirë të drejtat e minoritetit grek, ose ndryshe rruga e vendit drejt anëtarësimit në BE do të mbyllet.

“Nëse Shqipëria përmbush detyrimet për të drejtat e njeriut, Greqia dhe unë personalisht do të mbështesim vendimin në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të nisur rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Por ne nuk do të vëmë në rrezik procesin e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ka bërë progres. Do të ishte e padrejtë” u shpreh Tsipras.

Tsipras thekson se Greqia nuk dëshiron të fitojë reputacion duke u dhënë leksione të tjerëve, duke hequr peshën e vet ose duke vendosur kushte tepër të ngurta për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE.

“Popujt e Ballkanit kanë nevojë për një nxitje të reformave. Është si shkopi dhe karrota. Ata kanë nevojë për karrota, nëse gjithçka duket e errët”, është shprehur Tsipras.

Në sytë e SHBA-së dhe BE-së, shkruan FT arritja më e madhe e Tsipras është zgjidhja e çështjes së emrit me Maqedoninë, e cila kishte mbetur pezull për 27 vite. Tsipras ka pranuar vështirësitë e arritjes së një marrëveshje të tillë, e cila nuk ishte të bënte vetëm me emrin, por me historinë dhe identitetin.

Në të njëjtën logjikë, sipas Tsipras, do të ishte edhe trajtimi i marrëdhënies së vështirë greko-shqiptare, duke përfshirë kufijtë detar, ligjin teknik të luftës që ka ekzistuar mes dy vendeve që nga viti 1945 dhe statusin e minoritetit etnik grek, aktualisht të ngecura pas një dialogu premtues të nisur në nëntor të 2017-s.

t222.PNG

tssss.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036711692810059