Të paktën 840 ura në Francë kanë dëmtime shumë serioze dhe kërcënojnë shembjen. Ky ishte raporti i një auditimi të qeverisë franceze pas ngjarjes tragjike në Genova. Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar infrastrukturë të re, pasi presioni është rritur pas tragjedisë së Italisë, ku nga shembja e urës Morandi vdiqën 43 persona.
Auditimi i publikuar sot nga gazeta ditore ‘Journal du Dimanche’, thotë se nga 12,000 ura në Francë, cdo e treta ka nevojë për riparim dhe 7% apo 840 ura janë në rrezik shembjeje. Ministrja e Transportit, Elisabeth Borne, deklaroi se mirëmbëjtja e urave është prioritet.