INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti Amerikan. Dy në tre shqiptarë nuk përdorin rripin e sigurimit në makinë

Raporti Amerikan. Dy në tre shqiptarë nuk përdorin rripin e sigurimit në makinë

Publikuar më: 15:44 01-08-2018

As gjobat nuk i trembin drejtuesit e mjeteve dhe motorëve në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë zgjedhin të paguajnë përpara se sa të vendosin rripin e sigurim, çka në fakt shpesh herë u shpëton dhe jetën. Mosvendosja e rripit të sigurimit si dhe kaskës, mbajnë numrin më të madh të gjobave në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit, 66% e shqiptarëve nuk përdorin rripin e sigurimit në makinë apo kaskën në rastet kur janë në motor. Kjo shifër shqetësuese është bërë publike në raportin e Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, i cili ka publikuar të dhënat mbi sigurinë rrugore në Shqipëri. Në raport thuhet se vetëm 34% e shqiptarëve përdorin rripin e sigurimit, shifër kjo shumë larg objektivave të qeverisë, e cila parashikonte që në vitin 2020, 80% e përdoruesve të automjeteve të përdorin rripin e sigurimit. Shqetësim mbeten dhe mos përdorimi i rripit të sigurimit nga pasagjerët. Në raportin e Kombeve të Bashkuara thuhet se ka një ndërgjegjësim tepër të ulët nga pasagjerët për përdorimin e rripit të sigurimit. Pavarësisht rritjes drastike të gjobave të parashikuara në Kodin Rrugor për mosvënie të rripit të sigurimit, shqiptarët zgjedhin të paguajnë fatura të majme. Ndërkohë, qeveria ka ndërmarrë një nismë të re ligjorë për ndryshimet në Kodin Rrugor, ndryshime që priten të rishqyrtohen sërish në shtator. Ato rekomandojnë shumëfishimin e gjobave për përdoruesit e celularëve nga shoferët, duke u cilësuar si shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve rrugore. Kalimi i ndryshimeve të Kodit Rrugor kërkon votim të cilësuar në kuvend, ndaj dhe vota e opozitës është vendimtare.

Article Logic
Execution time: 0.0040278434753418