INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti europian: Brigjet shqiptare janë më të ndoturit në Europë  [VIDEO]

Raporti europian: Brigjet shqiptare janë më të ndoturit në Europë [VIDEO]

Publikuar më: 15:45 07-08-2018

Brigjet shqiptare janë më të ndoturat në Europë. Është Agjencia Evropiane për mjedisin, e cila e rendit vijën bregdetare në vendin tonë të fundit në të gjithë europën për cilësinë e ujit.

Në studim janë marrë 102 plazhe në vend, ndërsa alarmi është vendosur në 12 pika. Janë ujërat e zeza që derdhen në det shkaku kryesor i ndotjes së bregdetit shqiptar.

‘’Nga 102 plazhe gjithsej që u morrën në studim , 12 pika në Shqipëri vlerësohen me notën ‘’dobët’’. Në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Evropian me të cilat është bërë krahasimi i parametrave, vetëm 37% e plazheve ka marë notën ‘’shkëlqyeshëm’’, shkruhet në raport.

Pas analizës së kampioneve për cilësinë e ujit në raportin e agjencisë evropiane ngrihet alarmi se po kërcënohet shëndeti i pushuesve që zgjedhin brigjet shqiptare për të kaluar pushimet verore.

’Raporti u bazua në analizat e 914 kampioneve të ujit, të cilat u morrën në 102 plazhe gjatë sezonit turistik në ditë të ndryshme.

Analizat janë bërë për bakteriet ‘’Escherichiacoli’’ dhe ‘’enterocoçus faecalis’’ që janë tregues i derdhjes së fekaleve në det" sqarohet në raport.

Siç shikohet edhe në hartën e publikuar nga kjo Agjenci, me ngjyrë të kuqe janë shënjuar plazhet e ndotura, me blu të errët plazhet e vleresuara shkëlqyeshëm dhe me ngjyrë të klatër ato që janë vlerësuar mirë.

Ndërsa me ngjyrë të gjelbër janë plazhet e vlerësuara ‘’mjaftueshëm’’.

Monitorimi u bë për 128 ditë, prej fillimit të sezonit të kaluar veror deri në mbyllje të tij.

Shkaku kryesor i kësoj ndotje raportohet se është shkarkimi i ujrave të zeza në det dhe derdhjet e rrëmbyeshme që sjellin lumnjtë , në veçanti pas reshjeve të shumta.

Plazhet me cilësinë e dobët të ujit janë konstatuar në grykëderdhjen e lumit Bistricë, në zonën e porteve të Sarandës, Vlorës, Shkëmbit të Kavajës dhe plazhit Taulantia në Durrës.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438