INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti final për Demarkacionin. Haradinaj: Të hënën prezantohet para Qeverisë [VIDEO]

Raporti final për Demarkacionin. Haradinaj: Të hënën prezantohet para Qeverisë [VIDEO]

Publikuar më: 16:45 01-12-2017

Qeveria e Kosovës do të njihet me raportin final për Demarkacionin ditën e hënë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë  mbledhjes së kabinetit qeveritar. Haradinaj tha se  kryesuesi i Komisionit për Demarkacionin, Shpejtim Bulliqi, është i gatshëm të paraqesë para qeverisë raportin përfundimtar. Më pas ky raport që do t’i propozohet qeverisë  do dërgohet për tu diskutuar më tej në Kuvend. “I kam propozuar që në mbledhjen e ardhshme të vijnë të sjellin raportin. Me siguri si konkluzion do të dalë që marrëveshja duhet të procedohet nga qeveria në Parlament. Sa na përket ne si qeveri pas njohjes së materialit nuk na mbetet shumë punë përveçse ta procedojmë në Kuvend”, theksoi Haradinaj. Ambasada e SHBA-së ka kërkuar ratifikim e versionit aktual të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Edhe ky i fundit pretendon se nuk do të nënshkruaj   marrëveshje tjetër për Demarkacionin pasi versioni aktual është miratuar nga të dyja palët.

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045