INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i Amnesty International, flet për Reformën në Drejtësi dhe për largimin e shqiptarëve nga vendi

Raporti i Amnesty International, flet për Reformën në Drejtësi dhe për largimin e shqiptarëve nga vendi

Publikuar më: 09:15 22-02-2017

Shqipëria renditet në vendin e 62 për të drejtat e njeriut në botë, sipas raportit të fundit të Amnesty International.
 
Në paragrafin për Shqipëri flitet për miratimin e Reformës në drejtësi, çështja e azilantëve, strehimi i romëve, por edhe zhdukja e Remzi Hoxhës.
Sistemi i drejtësisë është pika kryesore ku ndalet raporti i AI, i cili kujton miratimin e Reformës në Drejtësi në Korrik 2016 me ndryshimet kushtetuese.
"Legjislacioni i ri synon sigurimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit dhe parandalimin e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë".
Gjithashtu raporti kujton pezullimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit në kuadër të hetimeve për pajisjen e përgjimit dhe akuzat e Ramës e Tahirit për gjyqësorin.
Sipas raportit te Amnesty International rreth 20.000 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet e BE, shumica e tyre në Gjermani, por shumica e tyre janë refuzuar.
"Rreth 2 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet e BE, shumica e tyre në Gjermani, por shumica e tyre janë refuzuar. Parlamenti Evropian ka propozuar një listë të vendeve të sigurta të origjinës, që përfshinte  edhe Shqipërinë. Ndërsa mbi 1,000 aplikime për azil janë paraqitur në Shqipëri. Mbylljet kufitare në Greqi dhe Maqedoni nxiti njerëzit që të kërkojnë mbrojtje në Shqipëri. Disa refugjatë dhe emigrantë që vijnë nga Greqia janë kthyer menjëherë".
Raporti kritikon autoritetet shqiptare që nuk kanë vendosur para drejtësisë autorët e zhdukjes së shqiptarit nga Maqedonia, biznesmenit Remzi Hoxha.
 
"Autoritetet nuk ka bërë asnjë përparim në sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për zhdukjen në vitin 1995 të Remzi Hoxhës.
Qeveria ka filluar të bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar të Personave për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e shqiptarëve të zhdukur me forcë nën regjimin komuniste midis 1944 dhe 1991. Rreth 6,000 persona mbetën ende të zhdukur".
"Komunitetet rome dhe egjiptiane jetojnë në kushte të këqija. Kryetari i bashkisë së Tiranës ka dhënë opsionet e tij për zhvendosjen e 80 familjeve nga rome nga Bregu i Lumit" thuhet në raport kushtuar strehimit të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri.
Torturimi dhe keqtrajtimi në burgje është një tjetër shqetësim i ngritur nga raporti, ndërsa kushtet e paraburgimit mbetën problem në të gjithë vendin.
Në raport specifikohet edhe keqtrajtimi i fëmijëve, përfshirë abuzimin seksual të vajzave, në një jetimore në qytetin e Shkodrës.

Article Logic
Execution time: 0.0036218166351318