INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i Bankës Botërore: Në rajon gjatë 2016 pagat u rritën, ndërsa në Shqipëri u ulën

Raporti i Bankës Botërore: Në rajon gjatë 2016 pagat u rritën, ndërsa në Shqipëri u ulën

Publikuar më: 10:49 26-03-2018

Ekonomia e Shqipërisë dy vitet e fundit është rritur me ritme me të shpejta se Rajoni, por kjo nuk është përkthyer në një jetesë më të mirë për shqiptarët.

Banka Botërore shkruan monitor duke analizuar zhvillimet në sektorin e pagave përgjatë viteve 2016-2017 në Rajon e Ballkanit Perëndimor ka gjetur se teksa vendet e tjera kanë bërë hapa para duke rritur pagën reale në ekonomi, Shqipëria ka bërë hapa pas.

Krahasimi është bërë me paritetin e fuqisë blerëse (PPP) ku njësia krahasuese është marrë Austria.

Banka Botërore vëren se, nivelet e pagave ndryshojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi dhe Bosnja raportuan nivelet më të larta të pagave, ndërsa Shqipëria më të ultat.

Dallimet në nivelet e pagave në krahasim me Austrinë janë ulur me kalimin e kohës në Shqipëri dhe Kosovë në Ballkanin Perëndimor.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (përveç Shqipërisë) kanë raportuar nivele pagash më të larta sesa Bullgaria. Pagat në Mal të Zi gjithashtu tejkaluan nivelin e Hungarisë.

Në Shqipëri paga mesatare e matur në Paritetin e Fuqisë Blerëse ishte rreth 25 për qind e nivelit austriak, teksa niveli i pagave në Mal të Zi ishte sa 54 për qind e nivelit te Austrisë.

Shifrat gjithashtu tregojnë ndryshimet në nivelet e pagave në krahasim me Austrinë, ku është shënuar vetëm në Shqipëri dhe Kosovë.


Article Logic
Execution time: 0.0037021636962891