INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i DASH, Paloka kundër qeverisë: Tani s’gënjeni dot më

Raporti i DASH, Paloka kundër qeverisë: Tani s’gënjeni dot më

Publikuar më: 15:26 22-04-2018

Deputeti i PD-së ka hedhur akuza drejt qeverisë se po gënjejnë të gjithë se drejtimi i vendit është në rrugën e duhur dhe nën mbështetjen e të huajve.

Reagimi i Palokës nëpërmjet një statusi ne Facebook ka ardhur pas raportit të DASH.
“Te gjithe keta , qe edhe kur ndonje punonjesi te ambasades i bie rruga e kalon afer kryeministrise , bertasin fort per “mbeshtetje amerikane ndaj kryeministrit tone” , per Raportin e Departamentit te Shtetit kane mbyllur syte, veshet dhe gojen!!!,” shkruan Paloka.

Statusi i plotë

Asnje reagim nga Rama per raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit!

Asnje reagim nga asnje prej ministrave!

Asnje reagim nga asnje prej funksionareve te “Rilindjes”!

Asnje reagim prej mediave apo “analisteve” te paguar nga Rama

Te gjithe keta , qe edhe kur ndonje punonjesi te ambasades i bie rruga e kalon afer kryeministrise , bertasin fort per “mbeshtetje amerikane ndaj kryeministrit tone” , per Raportin e Departamentit te Shtetit kane mbyllur syte, veshet dhe gojen!!!

Sigurisht kete here nuk dalin dot as te lexojne fjali te shkeputura e te thone me paturpesi ( sic kane bere ne fakt here tjeter) se raporti eshte pozitiv per qeverine…

Zgjedhje te blera

Qeveri e korruptuar ne cdo dege

Drejtesi dhe media te kapura e te shantazhuara

Tani ju mbetet vetem te dalin e te thone qe Departamenti i Shtetit nuk perfaqson Departamentin e Shtetit…

Article Logic
Execution time: 0.0017960071563721