INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i DASH, PD: Zgjidhje, vetëm shembja e pushtetit

Raporti i DASH, PD: Zgjidhje, vetëm shembja e pushtetit

Publikuar më: 15:16 29-03-2019

Pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili thoshte se Shqipëria është burim kryesor i kanabisit, vjen edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Enkelejd Alibeaj, nëpërmjet një deklarate për mediat, u shpreh se raporti thekson se korrupsioni në çdo nivel të qeverisjes kufizon efektivitetin e luftës ndaj drogës dhe se korrupsioni ushqen një ambient ku trafikantët e drogës mund të lëvizin pa u ndëshkuar.

“Shqipëria mbetet në rrezik domethënës për shkak të korrupsionit të shfrenuar. Raporti thekson se Shqipëria evidentohet si bazë për aktivitetin e organizatave kriminale.

Edi Rama dhe qeveria e tij kriminale ia arritën ta klasifikojnë Shqipërinë si vend prodhues dhe eksportues për marijuanën dhe ta kthejë në një vend tranzit për transportin e kokainës dhe heroinës”, u shpreh ai.

Sipas PD-së, zgjidhje mbetet vetëm shembja e pushtetit.

“Është domosdoshme që të largohet përgjegjësi i kësaj situate. Zgjidhja e vetme shembja e këtij pushteti. Edi Rama është vetëm me një grusht trafikantësh dhe oligarkësh. Shqiptarët janë ngritur më këmbë për të mos e lejuar Edi Ramën për ta shndërruar vendin zyrtarisht në një narkoshtet. Shqipëria meriton të jetë si gjithë Europa”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992