INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i Freedom House: Demokracia në Ballkan si në vitin 2004. Edhe Shqipëria në vend numëro…

Raporti i Freedom House: Demokracia në Ballkan si në vitin 2004. Edhe Shqipëria në vend numëro…

Publikuar më: 10:12 12-04-2016

Rajon i Ballkanit vite më parë ngjallte shumë shpresa për reforma në Evropë, por ky besim ka rënë bashkë me demokracinë, pasi vlerësimet kanë shkuar në rënie, duke prekur kështu nivelet e vitit 2004.
Ky është konkluzioni i Raportit të Freedom House për Vendet në Tranzicion.

Sipas raportit që merr në shqyrtim 29 vende të Ballkanit, Euroazisë dhe Azisë Qendrore, nuk është bërë përpara në drejtim të demokracisë, por shtete kanë mbetur në vend e kjo për shkak, të prirjeve autoritare të udhëheqësve, rivalitetit politik, korrupsionit dhe strukturave jo-funksionale institucionale.
Edhe Shqipëria nuk ka pësuar zhvillim, pasi rezulton se gjendja mbete e pandryshuar si një vit më parë.
Në një sistem vlerësimi ku 1 eshte niveli më i lartë i demokracisë dhe 7 me i ulëti, Shqipëria kap vlerën 4.14, njëlloj si vitin e kaluar. E vazhdon të konsiderohet një qeveri tranzicioni ose regjim hibrid.
Sipas Drejtorit të Projektit “Vendet në Tranzicion”, Nate Schenkkan vendi ynë nuk ndryshon nga vendet e tjera të rajonit.
Ai ka folur për VOA dhe tha: “Bëhet fjalë për një rivalitet politik shumë të ashpër dhe intensive mes palëve, që ndonjëherë i kapërcen kufijtë e një konkurrence normale, jashtë rregullave të konkurrencës në demokraci dhe kjo mund ta largojë vëmendjen nga reformat institucionale dhe nga përmirësimi i sistemit të drejtësisë, si të çrrënjosim korrupsionin, apo ekonominë informale”.
Schenkkan flet e për luftën politike duke thënë se ajo ka shkaktuar shpërqendrim dhe në shumë vende të rajonit kur arrihet në një pikë të skajshme konflikti, politika saboton shanset “për të çuar përpara reformat për të cilat ka nevojë gjithë shoqëria”.
Stanjacioni në Shqipëri, thotë zoti Schenkkan, mund të jetë më shumë pasojë e korrupsionit që ka depërtuar thellë.

“Korrupsioni në Shqipëri është pa diskutim treguesi më negativ në bazë të matjeve që bëjmë ne në 7 drejtime të ndryshme. Kjo vlen për porthuajse të gjitha vendet e rajonit dhe është fakt që lufta më e vështirë për vendet e rajonit, është ajo kundër korrupsionit” – shton Drejtorit të Projektit, Vendet në Tranzicion.
Edhe pse kapitulli i raportit për Shqipërinë, nuk është ende përfundimtar dhe për këtë arsye nuk është publikuar apo ndarë me median, sipas Schenkkan në 2015, pati miratim të një sërë reformash dhe ligjesh dhe angazhime për miratim reformash, si ajo për drejtësinë.  
Po ai thekson se për vitin 2016 dhe 2017 e më tej, pyetja është nëse këto reforma do të zbatohen. Ai sqaron se Freedom House është e kujdesshme kur bën vlerësimin e saj, qoftë negativ apo pozitiv dhe nuk mbështetet thjesht tek miratimi i ligjeve.
“Ne duam të shohim nëse ato do të zbatohen, çfarë ndodh në terren dhe mendoj se me Shqipërinë jemi në këtë pikë. Ka pasur shumë miratime, si decentralizimi, reforma territoriale, por tani duam të shohim nëse po zbatohen ose jo dhe nëse zbatohen, sa efektive do të jenë dhe kjo do ta përcaktojë nëse vlerësimi për Shqipërinë do të përmirësohet”. – tha Schenkkan.

Article Logic
Execution time: 0.0040068626403809