INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i frikshëm i OBSH-së! Ndotja e ajrit po vret mbi gjysmë milioni fëmijë

Raporti i frikshëm i OBSH-së! Ndotja e ajrit po vret mbi gjysmë milioni fëmijë

Publikuar më: 10:25 18-11-2018

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar sinjale të forta në lidhje me dëmet nga ndotja e ajrit për shëndetin dhe për zhvillimin e fëmijëve. E vendi ynë nuk bën përjashtim pasi rezulton nga më të ndoturit në Europë.


Në një dokument prej 180 faqesh, organizata mbledh për herë të parë, njohuri shkencore rreth këtij “rreziku të madh” dhe shpesh të anashkaluar.

Sipas raportit rreth 600 mijë fëmijë më të vegjël se 15 vjeç, ndër të cilët 543 mijë më të vegjël se 5 vjeç vdesin çdo vit në botë nga infeksionet respiratore, pasi jetojnë në një mjedis të ngopur me grimca të ndotura ajri që ndryshe njihen si PM10. Edhe në vendin tonë është ulur shumë mosha e personave që vuajnë nga astma bronkiale e cila shkaktohet më shumë nga ajri i ndotur. 

Shumica e këtyre vdekjeve janë numëruar në vende më pak të zhvilluara. OBSH thekson se varfëria është e lidhur me ekspozimin më të madh ndaj rreziqeve të mjedisit dhe shëndetësore, por këtu përfshihen dhe shtetet e industrializuara.


Përtej bilancit tmerrësisht të rëndë të vdekjeve, çdo ditë, afërsisht 93% e fëmijëve thithin ajër kaq të ndotur, sa i bën të kalojnë rreziqe të mëdha për shëndetin dhe zhvillimin e tyre.

Përballë këtij rreziku, edhe në këtë rast, jo të gjithë fëmijët janë të barabartë. Këto nivele shkojnë në 100% të fëmijëve me moshë më të vogël se 5 vjeç në rajonet më të varfëra si në Afrikë, Lindje e Mesme dhe Azinë e Juglindjes, ndërkohë që kufizohet në 52% në vendet me të ardhura më të larta.


Ndotja e ajrit bën që të lindin të foshnja të vdekura apo me peshë të vogël, por dhe dëmton zhvillimin e fetusit dhe mund të jetë shkaku i çrregullimeve mendore. Madje, ka studime që japin argument të forta, që lidhen ndotjen me autizmin apo mangësitë në përqëndrim. Gjithashtu, ndotja e ajrit pengon funksionet e rrugëve të frymëmarrjes, shkakton astmë respiratore akute dhe infeksione vdekjeprurëse.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045