INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i fundit i “Hunger Report 2016”, 5 % e popullatës në Shqipëri e uritur.

Raporti i fundit i “Hunger Report 2016”, 5 % e popullatës në Shqipëri e uritur.

Publikuar më: 10:51 18-02-2016

Në publikimin e fundit të “Hunger Report 2016”, të përpiluar nga Instituti Amerikan “Bread for the ëorld”, flitet për mënyrën e të ushqyerit dhe sëmundjet që mudn të lidhen me kequshqyerjen. E për Shqipërinë, në raport citohet se 14.3 % e popullsisë jeton në varfëri (marrë nga të dhëna të studiuara në vitet 2009-2014). Ndërsa tregon se 5 % e popullsisë konsiderohen gjithnjë të uritur (studim i të dhënave të vitit 2013-2015), një tregues ky brenda mesatares së rajonit.
Në raport thuhet se rritja ekonomike në vendet në zhvillim, që përfshin edhe vendet ballkanike, i ka dhënë njerëzve më tepër mundësi që të ushqehen siç duhet, por që i ka vënë edhe përballë komplikacioneve si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardio-vaskulare e shumë të tjera, të cilat janë dhe një kosto në shëndetin e tyre.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë më tepër në kujdesin shëndetësor se çdo shtet me të ardhura të larta, ndërsa në shtete më të varfra, flitet për nivele të ulëta si në mbijetesën e fëmijëve, ashtu edhe në indikatorët që varet nga jetëgjatësia, shëndeti, etj.
Sipas Monitor që ka publikuar raportin thuhet se pabarazitë socio-ekonomike e kanë çuar popullsinë në një shpërndarje të pabarabartë të kujdesit shëndetësor. Faktorë si edukimi, mundësitë e punësimit, aksesi në ushqime të shëndetshme ka një impakt të madh në shpenzimet në shëndet.
Ndërsa, shkalla e urisë vendos në çdo rajon të vendeve në zhvillim, shkalla e lartë e kequshqyerjes, mungesa e vitaminave dhe mineraleve vijon që të vendosë një kosto në jetët e njerëzve. Rritja e nivelit të obezitetit dhe rritja e sëmundjeve kronike po vendosin një barrë për sistemet shëndetësore në këto shtete.

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559