INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i ministrave teknikë, Rama: U mbytët me një “lugë ujë”! Reagon Basha...[VIDEO]

Raporti i ministrave teknikë, Rama: U mbytët me një “lugë ujë”! Reagon Basha...[VIDEO]

Publikuar më: 17:19 18-08-2017

Zyra e kryeministrit Edi Rama ka reaguar menjëherë pas qëndrimit të PD-së për raportin e ministrave teknikë. Duke komentuar dokumentin e tyre kreu i qeverisë e ka cilësuar atë si krejtësisht politik. Më tej Rama është kujdesur ti falenderojë ata për punën e bërë, ndonëse, sikurse thekson ai, “në fund u mbytën në lugën e ujit te politikes”. Në mbyllje të reagimit të tij kreu i qeverisë i ka uruar ministrave te dorëhequr “shëndet e suksese te mëtejshme ne jete!”.

Ja komenti i plotë i zyrës së zotit Rama:

Duke i falenderuar ministrat teknike te Partisë Demokratike për kontributin e dhënë dhe posaçërisht zëvendëskryeministren për rolin konstruktiv e për nivelin profesional ne drejtimin e Task Forcës për zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për përmbylljen e kësaj eksperience pozitive me te ashtuquajturin material përmbledhës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit te burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike te administratës shtetërore, gjate procesit zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit te Shqipërisë për vitin 2017.

Raporti ne fjale fatkeqësisht komprometon si një epilog krejt i pavend, gjithçka te mire u ndërtua ne funksion te zgjedhjeve me te mira qe Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë. Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak ne nivelin e larte profesional te zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës ne fjale. Sidoqoftë, kryeministri i falënderon ministrat teknike për gjithçka te mire bene apo u përpoqën te bënin gjate mandatit te tyre te posaçëm. Duke u shprehur mirëkuptimin e tij te plote, qofte për disa gafa te bujshme e krejt te panevojshme pas zgjedhjeve ne sektorin e arsimit, qofte për mbytjen ne fund fare ne lugën e ujit te politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njëanshëm, joteknik e joprofesional i Task Forcës, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve te dorëhequr shëndet e suksese te mëtejshme ne jete!

Po nuk e ka lënë me kaq Kreu i demokratëve, Lulzim Basha. Ai në FB ka shkruar se Rama sabotoi punën e teknikëve.

“Raporti i ministrave teknikë është dëshmia më e fundit që provon se zgjedhjet u manipuluan. Ky raport plotëson panoramën e denoncimit të manipulimit të zgjedhjeve nga çdo faktor publik vendas dhe i huaj. Ministrat teknikë u sabotuan, u lanë pa fonde dhe pa burime.
E gjitha kjo ndodhi për mungesë totale të vullnetit politik nga Edi Rama për të përmbushur detyrimet që mori përsipër përpara shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar,” shkruan Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0040380954742432