Parlamenti Evropian sot pritet të fillojë krijimin e një teksti të raportit për Serbinë, që pritet të përfshijë edhe një amendament të kompromisit në lidhje me korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, raporton “Tanjug”.
“Çfarëdo marrëveshje mund të jetë e pranueshme, përderisa ekziston pajtimi i të dyja palëve dhe parasheh stabilitetin e rajonit dhe të drejtën ndërkombëtare’’. Në total, 239 amendamente që janë përfshirë në raportin e këtij viti rreth Serbisë, të krijuar nga raportuesi i Parlamentit Evropian, David McAllister, janë ndarë në 27 amendamente të kompromisit, që mund të hyjnë në tekstin përfundimtar. Rëndësi të veçantë ka amendamenti i kompromisit me numrin rendor 25, që ka të bëjë me debatin rreth korrigjimit të mundshëm të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë edhe temën e shkëmbimit të territoreve. Po ashtu, përfaqësuesit evropian nëpërmjet tekstit të raportimit rreth Serbisë përmendin shembujt e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani mes Beogradit dhe Prishtinës ku në veçanti insistohet në formimin e bashkësive të komunave me shumicë serbe.